Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel 12 prill 2020

TIRANE, 12 prill /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i kthjellët. Prej orëve të mesditës deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura përgjatë relieveve malore në lindje.

Këto vranësira në juglindje do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër. Në relievet e tjera malore në formën e pikave (reshje të dobta të izoluara). Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 1 deri 8 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 9/25 Diell
Kukës 8/20 Diell re
Lezhë 9/24 Diell
Dibër 9/20 Diell re
Durrës 10/20 Diell
Tiranë 10/25 Diell
Elbasan 9/26 Diell re
Berat 6/23 Diell re
Vlorë 9/20 Diell
Korçë 6/17 Diell re/shi
Gjirokastër 7/23 Diell re
Sarandë 11/23 Diell

                                                             

/e.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/4/2020
Artikulli tjetërITALI – 2,5 milionë teste për parandalimin e përhapjes së COVID-19