Ballina SPORT

RUSI 2018: Gjyqtarët janë gati, VAR do të shërbejë si “parashutë”

TIRANË, 12 qershor/ATSH-ANSA/ VAR do të shërbejë si një “parashutë” për të parandaluar gjyqtarët që të ndiejnë “pasojat e rënda” të gabimit të tyre.

Kështu deklaroi ish-gjyqtari i mirënjohur Pierluigi Collina, duke komentuar mbi teknologjinë e re, që do të përdoret për herë të parë këtë vit në një kampionat botëror.

Kolina ka specifikuar se gjyqtarët e pranishëm në turne janë më të mirët, por “nëse ata bëjnë një gabim në një ndeshje të rëndësishme, njerëzit do të harrojnë meritat e tyre të kaluara dhe do të kujtojnë vetëm këtë gabim”.

“Gjyqtarët e zgjedhur për të drejtuar ndeshjet e Kupës së Botës janë të gatshëm për fillimin e turneut”. Presidenti i komisionit të gjyqtarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, paraqiti “ekipin e tij” dy ditë para fillimit të Kupës së Botës 2018.

“Ishte një proces i gjatë dhe i mundimshëm, por tani gjyqtarët dëshirojnë të fillojnë”, – tha Collina në një konferencë për shtyp ditën e sotme, duke nënvizuar nivelin e lartë të përgatitjes të arritur nga drejtorët e garës. Collina theksoi se pas ardhjes së tyre në Rusi, gjyqtarët arbitruan disa ndeshje për të “fituar ritmin” e Kupës së Botës. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArsim profesional dinjitoz për paga të larta dhe punësim
Artikulli tjetërInteres për ndërtimin e kantiereve të reja të peshkimit në Shëngjin, Vlorë, Sarandë