Ballina Aktualitet

Përditësohet lista e barnave

TIRANË, 12 qershor/ATSH-Maela Marini/ – Qeveria përditësoi sot listën e barnave, vendim që u jep mundësinë spitaleve të ecin me hapin e kohës dhe të afrojnë trajtimin më të mirë të mundshëm bazuar në standardet ndërkombëtare.

Vendimin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar në Durrës.

Kryeministri theksoi se “ky vendim vjen pas publikimit të listës së re të barnave të rimbursueshme, ku për herë të parë kemi përfshirë herceptinën dhe mbi 40 medikamente të tjera të domosdoshme për kurimin e sëmundjeve kardiovaskulare, tumorale etj”.

“Vala e keqinformimit që u krijua në fillim, tani po tretet, ndërkohë që do të rritet në mënyrë të ndjeshme përfitueshmëria e njerëzve në nevojë për mjekim”, – tha Rama.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUlen interesat e kredisë në lekë dhe valutë për individët
Artikulli tjetërJa ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës, qeveria ka bërë kundërofertë