TIRANË, 9 qershor/ATSH/ – E shijshme si një sorbeto, e lehtë si një ngjyrë pastel: jeshilja mente është nuanca perfekte për të shtuar një prekje “të freskët” në veshjet verore, veçanërisht kur temperaturat rriten në mënyrë dramatike.
E bukur, por në të njëjtën kohë delikate, është një nga aleatët e çmuar të stilit. Ndër fansat e saj janë Mbretëresha Elizabeta II, së bashku me sovranin (e modës) Giorgio Armani, i cili me madhështinë e tij ndan pasionin për veshjen e gjitha me këtë ngjyrë.
Stilisti nuk është i vetmi që ka përfshirë jeshilen mente mes propozimeve të modës së kësaj vere; përkrah tij janë edhe Calvin Klein, Luisa Beccaria, Versace, Kenzo e Channel.
Diktati i sezonit? Të kombinosh jeshilen mente, ose ta përziesh me të bardhën e të zezën, ose me stampime dhe fanatazi.
Për një efekt minimal shik përqendrohuni tek aksesorët; bizhuteritë, sandalet, portofolët dhe çantat e vogla.
Nuk ju mbetet veçse që të zbuloni tendencat e sezonit në galerinë që kemi zgjedhur për ju! /k.s/
























