Ballina SPORT

RUSI 2018: VAR? Do të përshtatemi

TIRANË, 8 qershor/ATSH-ANSA/ – VAR (Video assistant referee) do të krijojë kushte të pazakonta të lojës për ekipin kombëtar spanjoll. Kështu deklaroi trajneri i “Furisë së kuqe” (ekipi kombëtar spanjoll) Julen Lopetegui, duke komentuar në një konferencë mbi teknologjinë VAR, e cila do të përdoret për herë të parë në një kupë bote.

“Takimi me FIFA-n na bëri të kuptojmë më mirë se si funksionon sistemi”, – tha Lopetegui në një konferencë shtypi në Krasnodar. “Nuk mund të themi nëse VAR është i mirë apo i keq, – vazhdoi ai, – por ne jemi profesionistë dhe duhet t’i përshtatemi rregullave të reja të lojës”. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeseli takon diasporën shqiptare në Vjenë
Artikulli tjetërSezoni turistik, Durrësi prenotohet që tani nga turistët