UASHINGTON – Donald Trump pret kryeministrin japonez, Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë.
MOSKË – Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov pret homologun e tij të ri amerikan, Mike Pompeo.
BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.
SARAJEVË – Mbledhje e ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve të Ballkanit për të diskutuar në lidhje me çështjen e rritjes së migrantëve që kalojnë drejt Europës Perëndimore.
MOSKË – Senacë televizive pyetje-përgjigje e Vladimir Putin me popullsinë ruse një javë para fillimit të Botërorit 2018.
VARSHAVË – Zhvillohen manovrat ushtarake vjetore “Sabre Strike” të drejtuara nga SHBA-ja me 18 000 ushtarë nga 19 vende të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.
MADRID – Ministrat e qeverisë së re spanjolle mbajnë betimin para mbretit Felipe VI.
VRASHAVË – Presidenti rumun i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis takohet me homologun e tij polak, Andrzej Duda.
PEKIN – Presidenti i Kirgizistanit për vizitë zyrtare në Kinë, takohet me kryeministrin kinez, Li Keqiang dhe presidentin Xi Jinping.
/G.S/













