Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 mars 2020

TIRANE, 7 mars/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti në vend për ditën e sotme pritet me vranësira mesatare dhe të dendura. Parashikohen reshje shiu që prej orëve të para të 24 orëshit të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.

Në zonën e jugut, reshjet e shiut parashikohen deri në orët e pasdites vonë do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër me kalimin e orëve reshjet do të konvertohen në reshje bore.  Parashikohet mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-10m/s, duke bërë që deti të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/12 Re shi
Kukës 7/12 Re shi/bore
Lezhë 8/11 Re shi
Dibër 4/8 Re shi/bore
Durrës 10/15 Re shi
Tiranë 10/15 Re shi
Elbasan 9/13 Re shi
Berat 6/13 Re shi/rrufe
Vlorë 11/13 Re shi/rrufe
Korcë 3/7 Re shi
Gjirokastër 7/13 Re shi/rrufe
Sarandë 8/16 Re shi/rrufe

                                                 

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLigji i ri/Lame: Pas 30 vitesh përmbyllim proceset tranzitore të pronësisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/5/2020