NJU DELHI, 6 mars /ATSH-ANSA/ – Smartfoni mund të shtojë dhimbjet e kokës, sipas studimit të botuar në revistën ‘’Neurology Clinical Practice’’, që përfshiu 400 pacientë me lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës, migrenë, tension e tjerë.
‘’Në fakt ata që vuajnë nga dhimbja e kokës dhe përdorin smartfonë marrin një sasi më të madhe të analgjezikëve’’, theksuan autorët.
“Megjithëse për t’u konfirmuar në studime më të thella, këto rezultate janë shqetësuese pasi përdorimi i smartfonëve ka qenë i lidhur me një sërë simptomash, më e zakonshme prej të cilave është pikërisht dhimbja e kokës”, theksoi autori i studimit, Deepti Vibha, i Institutit të Shkencave Mjekësore në Nju Delhi.
Gjatë këtij eksperimenti, më shumë se gjysma e pjesëmarrësve përdorën rregullisht një smartfon, të tjerët jo, dhe doli se përdorimi i analgjezikëve kundër dhimbjes së kokës ishte më i përhapur te ata që përdornin pikërisht smartfonët./ /os/ a.jor.






















