TEL AVIV, 3 mars /ATSH-ANSA/ – Fitorja më e madhe e jetës sime, deklaroi kryeministri Benyamin Netanyahu në fjalimin para partisë së tij ”Likud”, me rastin e triumfit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje.
“Izraelitët na kanë besuar sepse ata e dinë se ne u kemi sjellë atyre momentin më të mirë në historinë e Izraelit”, shtoi Netanyahu.
“Ishte një fitore e madhe për të djathtën, por para së gjithash dhe mbi të gjitha një fitore për ne, anëtarët e ‘Likud-it”, përfundoi ai.
Partia ”Likud” e kryeministrit, Benjamin Netanyahu fitoi dje zgjedhjet e treta parlamentare në Izrael në më pak se një vit./ /os/ a.jor.





















