Ballina SPORT

FUTBOLL/ UEFA pezullon me tre ndeshje portierin Bufon

TIRANË, 5 qershor/ATSH/- Bufon pritet të jetë një lojtar i PSG. Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të ndodh në ditët në vijim. Portieri kampion i Italisë me Juventusin ka vendosur që të ardhmen ta ketë ne Francë, ku mesa duket të do duhet të shlyejë dhe dënimin e vendosur sot nga UEFA.

UEFA ka marrë në shqyrtim dhe ka thënë fjalën e saj për portierin legjendar të Italisë, pas ngjarjeve që ndodhën në përfundim të çerekfinales në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Juventus. Verdikti i Disiplinës është ky: tri ndeshje pezullim për ish-portierin e Juventusit.

Pra, Xhixhi Bufon do të duhet të mos luajë tri ndeshje europiane (në Champions). Ky dënim ndaj tij vjen pas shpërthimit verbal që ai pati ndaj arbitrit anglez, Michael Oliver, i cili e ndëshkoi me karton të kuq.

Në gjykimin e Bufon, organi disiplinor i UEFA-s mori parasysh nenin 15, i cili parashikon dy deri në katër ndeshje skualifikim për protesta të dukshme në fushë, si dhe nenin 11, që rregullon sjelljen e lojtarëve në terren, në përgjithësi, në garat e organizuara prej saj./e.caushi/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJERUZALEM – Netanyahu: Vendimi iranian për pasurimin e uraniumit synon shkatërrimin e Izraelit
Artikulli tjetërKLSH kallëzon penalisht ish drejtorin e Aviacionit Civil Shqiptar