TIRANË, 12 Mars /ATSH/ Ministrja e Kulturës dhe deputetja, Mirela Kumbaro gjatë vizitës së saj në qarkun e Gjirokastrës është ndalur në shkollën artistike “Feim Ibrahimi”, ku i ka bërë një surprizë të bukur njërit prej nxënësve të talentuar të kësaj shkolle. Kumbaro i ka dhuruar një flaut të ri Anxhelos nga Përmeti, duke i plotësuar kështu dëshirën e tij. Dëshirë, që ishte bërë publike edhe në kronika televizive për shkak të kushteve të vështira ekonomike të Anxhelos, i cili flautin e ka objektin më të çmuar. “Në shkollën artistike “Feim Ibrahimi” # në Gjirokastër me Anxhelon nga Përmeti, flautistin e ri që sot u pajis me flaut të ri siç e dëshironte. #EdukimPërmesArtit”, shkruan Kumbaro në faqen e saj në Facebook, ku ka publikuar edhe disa foto. Nga shkolla artistike, Kumbaro tha se qëllimi i kësaj vizite është që të shkohet drejt një iniciative për të mbështetur me instrumente muzikore shkollën e vetme artistike të Gjirokastrës. Javën që vjen, kjo shkollë do të pajiset me instrumente të tjerë muzikorë, që u vijnë në ndihmë fëmijëve të talentuar që studiojnë aty. /m.z//r.e/
Ballina Kulturë
Lajme
Banka Botërore: Modernizimi i pagesave ul kostot dhe përshpejton integrimin financiar të vendit në...
TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Shqipëria po hyn në një fazë të re të modernizimit të sistemit të saj të pagesave, ndërsa vendi po përparon...
BE-ja e cilëson “TikTok”-un rrezik për shëndetin mendor, kërcënon me gjobë
BRUKSEL, 6 nëntor /ATSH-DPA/- “TikTok”-u ka shkelur legjislacionin e Bashkimit Evropian, pasi përmes funksioneve të tij nxit vazhdimisht përdoruesit, të qëndrojnë në platformë dhe...
Programi i Rrjetit të Muzeve, 10 objekte prioritare me ndërhyrje gjatë vitit 2027
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Programi i Rrjetit të Muzeve, i nisur këtë vit si nismë bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe ministrisë...
Ambasadorja holandeze: Protestat tregojnë tension në shoqëri, dhuna është e papranueshme
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Ambasadorja e Holandës në vendin tonë Marleen Monster, deklaroi sot se protestat e zhvilluara në vend tregojnë pakënaqësinë dhe tensionin në...
ROMË – Papa Leone XIV nis turin 12-ditor në Amerikën e Jugut
ROMË, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Papa Leone XIV u nis sot drejt Amerikës së Jugut për një vizitë 12-ditore në Uruguai, Argjentinë dhe Peru,...
Maran: Objektivi i Kombëtares, vendi i parë në grup
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran publikoi sot listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations...
FOKUS – Çmimi i naftës rritet sërish, ndërsa tregjet ndikohen nga lufta SHBA-Iran
NJU JORK, 6 nëntor /ATSH-DPA/- Çmimet e naftës u rritën sërish sot, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të fundit, pas një jave të...
Hoxha në Rumani: Të rinjtë, rol kyç në ndërtimin e Evropës të së nesërmes
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit Franko-Rumun të Studimeve Evropiane, gjatë...
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Egnatia është mundur 2-0 nga Universitatea Craiova në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të fazës së ligës në Conference...
Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për digjitalizimin dhe modernizimin e administratës publike
TIRANË, 6 nëntor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu zhvilloi një takim në Podgoricë me ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj,...






















