Ballina Bota

SHBA – Bota e hi-tech parapëlqen Sanders

UASHINGTON, 10 shkurt /ATSH-ANSA/ – Bota e hi-tech duket se preferon kandidatin e demokratëve për kreun e Shtëpise së Bardhë, Bernie Sanders.

Edhe përkundër faktit se eksponenti demokrat ka qenë kritik për kompaninë Amazon, ai është kandidati për zgjedhjet presidenciale në SHBA që ka arritur të mbledhë më shumë fonde tek kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Gjigantët e teknologjisë si Amazon, Apple, Facebook, Google dhe Twitter kanë mbështur fushatën e Sanders me 270 000 dollarë në tre muajt e fundit të 2019.

Në anën e kundërt të tabelës ndodhet presidenti aktual Donald Trump, me më pak se 15 000 dollarë,  sipas të dhënave të Komisionit për Zgjedhjet Federale.

Sanders mblodhi 128 mijë dollarë vetëm nga punonjësit e Google, përveç 53 mijë dollarëve nga ata të Apple dhe 60 000 nga punëtorët e Amazonit.

Në të kaluarën, kandidati demokrat kishte ndërhyrë kundër gjigantit nga Jeff Bezos, duke kritikuar pagat dhe llojet e kontratave për punëtorët e tij.

Në vendin e dytë ndër më të financuarit është sipërmarrësi filantrop me origjinë aziatike Andrew Yang, i cili ka grumbulluar 230 000 dollarë.

Më pas renditet senatorja demokrate, Elizabeth Warren me 170 000 dollarë, pasuar nga 38-vjeçari Pete Buttigieg me 130 000 dollarë.

Joe Biden ka arritur të mbledhë 40 000 dollarë, ndërsa presidenti Donald Trump mbyll renditjen me rreth 14 500 dollarë./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOBSH, rekomandimet për shmangien e rrezikut nga koronavirusi
Artikulli tjetërRezultati i dytë më i mirë në dekadën e fundit/ 20 miliardë lekë fitimi i bankave për 2019