Ballina Ekonomi

Targat e veçanta/ Arrin në 192 numri total, aplikimi online

TIRANË, 21 janar /ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) njoftoi se shërbimi për porositjen e targave online është një nga risitë më të suksesshme.

DPSHTRR, bën të ditur se është kryer furnizimi i 15-të me targat e veçanta nga prodhimi i DTSH-së, duke e çuar në 192 numrin total të targave.

Ndërsa të ardhurat nga ky shërbim shkojnë për investime në siguri rrugore e projekte të ndryshme.

“Win-Win Story = Fund pazarit për xhepa drejtori & Fonde të rëndësishme në Arkën Publike “, u shpreh DPSHTRR e cila furnizon periodikisht dhe informon zyrtarisht publikun për rimbushjen e sistemit online me targa të veçanta nga prodhimi i DTSH.

“Furnizimi i 15-të, në totalin e targave 192 palë për automjete nga AB 500 AE- AB 999 AI (kombinimet numërore shembull: 001/010/111/101/100). Të ardhurat shkojnë për investime, projekte edukative, siguri rrugore, green revolution, retro!” njofton DPSHTRR ndërsa fton të interesuarit që të aplikojnë online. e.xh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKINË – Ish-kreu i Interpolit dënohet me 13 vjet burg për korrupsion
Artikulli tjetërBM – Johnson: Pas Brexit rregulla të reja për lëvizjen e qytetarëve europianë dhe joeuropianë