Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 21 janar 2020

TIRANE, 21 janar /ATSH/ -Moti sot parashikohet me alternime vranësirash në mëngjes dhe më pas do të mbizotërojë mot i kthjellët.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije  se në zonat malore gjatë mëngjesit e mbrëmjes do të ketë ngrica. Mjegulla e mjegullina e përkohshme do të shfaqet përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore. Në zonat malore mjegulla e mjegullina do të jetë e ngrirë në mëngjes e mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare në mëngjes dhe pasdite. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër  -1/10 diell
Kukës -3/6 re diell
Lezhë 2/11 diell
Dibër -6/3 re diell
Durrës 1/12 diell
Tiranë 0/13 diell
Elbasan -1/13 re diell
Berat -2/15 re diell
Vlorë 1/15 re diell
Korçë -3/4 re diell
Gjirokastër -5/15 diell
Sarandë 3/15 re diell

                 

/e.malaj/j.p/

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/01/2020
Artikulli tjetërDurrës/ Mbi 4 milionë tonë mallra me anije dhe tragete u përpunuan në 2019-ën