Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë 18 janar 2020

TIRANE, 18 janar /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë i kthjellët, prej orëve të mesditës e kryesisht ato të pasdites, do të ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët. Përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore prani e mjegullës së dendur e mjegullinës. Gjatë mëngjesit e mbrëmjes në zonat malore e lokalisht deri në zonat e ulëta ngrica.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/10 Diell re
Kukës -1/5 Diell re/mjegull
Lezhë 4/11 Diell re
Dibër -3/3 Diell re/mjegull
Durrës 2/12 Diell re
Tiranë 1/13 Diell re
Elbasan 1/13 Diell re
Berat -3/12 Diell re
Vlorë 1/13 Diell re
Korçë -7/-1 Diell re/mjegull
Gjirokastër -4/9 Diell re/mjegull
Sarandë 5/15 Diell re

                 

/e.malaj/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANADA – Trudeau: Ndihmë urgjente për familjet e viktimave të avionit ukrainas
Artikulli tjetërGJERMANI – Investime rekord “Start-up”-esh