TIRANE, 15 janar /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet i kthjellët me vranësira kalimtare në orët e para të mëngjesit kryesisht në zonën e Jugut dhe në Veri të vendit.
Gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes mjegull e mjegullinë në zonat malore si shkak i temperaturave negative dhe ngrica.
Era do të fryjë me drejtim Lindje-Veri 1 -8 m/sek në bregdet.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -0/14 | diell |
| Kukës | -1/7 | Re diell |
| Lezhë | -2/14 | diell |
| Dibër | -4/3 | Re diell |
| Durrës | 4/14 | diell |
| Tiranë | 1/16 | diell |
| Elbasan | -0/15 | Re diell |
| Berat | -2/16 | diell |
| Vlorë | 4/17 | diell |
| Korçë | -4/7 | Re diell |
| Gjirokastër | -3/15 | Re diell |
| Sarandë | 6/18 | diell |
/e.malaj/












