Ballina Flash

Cutrone drejt “Fiorentinës” javën e ardhshme

TIRANË, 9 janar/ATSH-A. Fortuzi/- Patrik Cutrone kthehet në Seria A. Klubi i “Fiorentinës ka arritur akordin me ish sulmuesin e “Milanit” që luan prej qershorit në Premier Ligë te “Wolverhampton”.

Pas 6 muajsh në Angli, duket se Crutone nuk arriti të gjej veten dhe tashmë ka gjetur akordin me drejtuesit e klubit vjollcë. “Fiorentina” ka nisur tratativat dhe ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe me ekipin anglez dhe nesër Cutrone pritet në Firence për të kryer vizitat mjekësore me ekipin e ri.

Crutone transferohet me formulën e huazimit me detyrim blerje. Shifra në tavolinë është 25 milionë euro. Crutonte pritet të jetë gati për skuadrën javën e ardhshme. /a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Vizita ime e parë pas marrjes së Kryesisë së OSBE-së, në Ukrainë”, Rama: Fuqimisht i angazhuar që kriza mos të përshkallëzohet më tutje
Artikulli tjetërZbulohet kalendari i kuqezinjve/ U-17 në turneun që nis në janar në Turqi