Ballina Aktualitet

Ndihma ushqimore në zonat me prezencën e ujit në Shkodër

TIRANË, 12 Mars /ATSH- I. Vata/ – Qeveria ka dhënë ndihma ushqimore dhe koncentrat për bagëtitë në zonat me prezencën e ujit në Shkodër për t’ju ardhur në ndihmë banorëve, ndërsa Forcat e Armatosura vazhdojnë të jenë në terren për të ndihmuar banorët dhe qenë të gatshme për të ndërhyrë në çdo rast të emergjent, deklaroi sot për ATSH, Prefekti i Shodrës, Çesk Millja . Më tej, Prefekti Millja dha detaje për sasinë e ndihmave, duke u shprehur se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë ka shpërndanë 22 ton koncentrat, 10 ton bar të thatë dhe 620 pako ushqimore në fshatrat me prezencë uji në Shkodër.  “Niveli i ujit është larguar nga qendrat e banuara por ka ende vështirë dhe për shkak të fillimit të reshjeve”, ka deklaruar prefekti i Shkodrës, Çesk Millaj. Po ashtu, prefekti Millja shtoi se po vazhdohet të monitorohet situata, ndërsa Forcat e Armatosura janë prezent në të gjithë zonën dhe kryesisht në fshatin Obot për lehtësimin e lëvizjes së banorëve”.  “Qeveria ka dhënë pjesën e parë të ndihmave ushqimore, ndërsa të gjitha ekipet janë në terren për të monitoruar situatën”, tha Millaj.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDuhani, armik i shëndetit të njeriut
Artikulli tjetërTurizmi natyror me 1.2 milion vizitorë për vitin 2017