TIRANE, 7 janar /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot moti parashikohet i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit. Ngrica në të gjithë vendin në mëngjes e mbrëmje. Në zonat malore ngricat do të zgjasin gjatë gjithë ditës.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim–Juglindje me shpejtësi 1-10 m/s dhe forcë deti 1-2 ballë, me lartësi vale 0,4-0,8 metër.
Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në vlerat minimale:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -2/9 | Diell |
| Kukës | -5/6 | Diell re |
| Lezhë | 0/11 | Diell |
| Dibër | -9/5 | Diell re |
| Durrës | 0/11 | Diell |
| Tiranë | -2/12 | Diell |
| Elbasan | -4/12 | Diell |
| Berat | -4/13 | Diell |
| Vlorë | -1/12 | Diell |
| Korçë | -6/3 | Diell re |
| Gjirokastër | -5/12 | Diell |
| Sarandë | 1/15 | Diell |
/e.malaj/j.p/





















