TIRANE, 2 janar/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët dhe me vranësira kalimtare pasdite dhe në mbrëmje.
Për shkak të temperaturave të ulëta, parashikohen ngrica në pjesën më të madhe të vendit në mëngjes e në mbrëmje.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje – Veriperëndim 1-7m/sek, përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në brigjet e Jonit me shpejtësi deri në 13 m/sek.
Valëzimi i forcës do të jetë 3-4 me lartësi vale 0.8-1.5 metër.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/11 | diell re |
| Kukës | -4/4 | diell re |
| Lezhë | 0/11 | diell re |
| Dibër | -6/2 | diell re |
| Durrës | 1/12 | diell re |
| Tiranë | -1/12 | diell re |
| Elbasan | -2/12 | diell |
| Berat | -4/13 | diell |
| Vlorë | 2/13 | diell |
| Korçë | -6/4 | diell |
| Gjirokastër | -4/11 | diell |
| Sarandë | 3/14 | diell |






















