Ballina Bota

SOFT NEWS – Edhe çokollatat në… 3D?

ZYRIH, 2 janar /ATSH-ANSA/- Çokollata të ndritshme dhe shumëngjyrëshe si ylberi, pa ngjyra, por duke përdorur stampimin në 3D janë demonstrimi i teknikës së re të zhvilluar në Politeknikumin e Zyrihut që mund të rinovojnë industrinë ushqimore.

Sekreti është të imitohet ajo që ndodh në natyrë, për shembull në kafshë si kameleoni, lëkura e të cilit pasqyron dritën në mënyrë që të prodhojë një ngjyrë të caktuar.

Tre grupe kërkimore, të udhëhequra nga Patrick Ruhs, Etienne Jeoffroy dhe Henning Galinski, arritën të stamponin çokollatën në mënyrë që të përftonin një ngjyrë strukturore, që ndryshon sipas këndvështrimit të shikuesit dhe në në gjendje të prodhojë hije të ylbertë.

Hapi i parë drejt këtij rezultati ishte ndërthurja e aftësive të tyre në materialet dhe vetitë optike të ushqimit për të studiuar vetitë e çokollatës.

Në eksperimentet e para u provua mënyra e aditivëve, pastaj u kalua në 3D.

Pas disa përpjekjeve, teknika funksionoi dhe një ylber shumëngjyrësh u shfaq mbi çokollatë, duke e bërë atë shumë të ndritshme./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Objektivat që do të përcaktojnë kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së
Artikulli tjetërVijojnë normalisht lundrimet në Portin e Durrësit, në kalata priten 9 anije tregtare