Ballina Bota

SLLOVAKI – Përdhoset varreza hebraike

BRATISLAVË, 24 dhjetor /ATSH-DPA/ – Agjencia sllovake e lajmeve TASR njoftoi sot për përdhosjen e një varreze hebraike në qytetin verior të Sllovakisë, Rajec.

Sipas zyrtarëve hebrenj në qytetin e afërt Zilina, të cilët janë përgjegjës për mirëmbajtjen e varrezave, në këtë incident janë dëmtuar rreth 20 varre.

Ata deklaruan se varrezat nuk janë përdorur që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se kjo është arsyeja pse dëmet nuk ishin raportuar deri më tani. Varret datojnë kryesisht nga shekulli XIX dhe fillimi i shekullit XX.

Një incident i ngjashëm ndodhi dhe në qytetin verior të Sllovakisë, Namestovo një javë më parë, ku u dëmtuan 59 varre.

Autoritetet lokale po hetojnë të dyja rastet, por ende nuk kanë përcaktuar nëse përdhosja është vepër antisemite. / /sara/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLIBAN – Thellimi i krizës ekonomike zbeh dritat e Krishtlindjes
Artikulli tjetërBalla: Lutjet e besimtarëve të krishterë shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti