TIRANE, 25 dhjetor /ATSH/ -Moti sot do të nisë fillimisht me vranësira deri në mesditë dhe më pas kthjellime në zonat bregdetare e të ulëta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se përgjatë maleve do të ketë reshje të dobëta bore në orët e paradites dhe reshje shiu të dobëta në pjesën qendër jugore.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Juglindje 1-7m /sek e përgjatë vijës bregdetare të detit Jon erë deri në 15 m/sek, duke u pasuar nga një valëzim i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/14 | re diell |
| Kukës | 2/7 | re bore diell |
| Lezhë | 4/13 | re diell |
| Dibër | 0/6 | re bore diell |
| Durrës | 6/15 | re diell |
| Tiranë | 3/13 | re diell |
| Elbasan | 2/11 | re diell |
| Berat | 1/15 | re diell |
| Vlorë | 8/13 | re diell |
| Korçë | -1/6 | re diell |
| Gjirokastër | 5/12 | re diell |
| Sarandë | 7/15 | re diell |
/e.malaj/ /a.g/






















