Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 21 dhjetor 2019

TIRANE, 21 dhjetor /ATSH/ -Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare  deri të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të cilat do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në Veriperëndim dhe në ekstremin Jugore ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të riaktivizohen në mesditë me intensitet mesatar deri të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut  me shpejtësi mesatare  deri në 9 m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë me rrahje dhe intensive deri ne 20-25 m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:       

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/15 Re shi
Kukës 6/10 Re shi
Lezhë 9/15 Re shi
Dibër 4/9 Re shi
Durrës 12/19 Re shi
Tiranë 12/18 Re shi
Elbasan 10/16 Re shi
Berat 10/20 Re shi
Vlorë 15/19 Re shi
Korçë 4/10 Re shi
Gjirokastër 13/19 Re shi
Sarandë 13/19 Re shi

 

/e.malaj/ /a.g/

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Trump ftohet të mbajë fjalimin për gjendjen e SHBA-së më 4 shkurt
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/12/2019