Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 19 dhjetor 2019

TIRANE, 19 dhjetor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira mesatare të cilat gradualisht vijnë në dendësim. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në orët e pasdites të cilat do të prekin bregdetin Jugperëndimor. Më pas reshjet e shiut shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe në pjesën qendrore.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut-Juglindjes  me shpejtësi mesatare  deri në 10 m/sek, përgjatë vijës bregdetare erë me rrahje dhe intensive deri ne 25-30 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/14 Diell re
Kukës 6/15 Diell re
Lezhë 7/16 Diell re
Dibër 2/8 Diell re
Durrës 10/18 Diell re
Tiranë 9/17 Diell re
Elbasan 8/15 Diell re
Berat 5/17 Diell re
Vlorë 12/17 Diell re shi
Korçë 1/4 Diell re
Gjirokastër 3/11 Diell re
Sarandë 14/18 Diell re

 

/e.malaj/ /a.g/        

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPaketa antishpifje/ Ekonomi: Do shërbejë si kornizë për vetërregullim
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/12/2019