Ballina Flash

BOKS – Wilder barazon rekordin e legjendës Muhammad Ali

UASHINGTON, 25 nëntor / ATSH-AA/ – Boksieri amerikan, Deontay Wilder ka mbrojtur titullin e kampionit në peshë të rëndë në kuadër të WBC-së duke mundur me knock-out kubanezin Luis Ortiz.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”MGM Grand Garden Arena” në Las Vegas, 34-vjeçari Wilder mundi kundërshtarin e tij në raundin e shtatë.

Wilder mbrojti titullin e kampionit për herë të dhjetë dhe në këtë mënyrë la pas boksierët e famshëm Mike Tyson, Lennox Lewis dhe Joe Frazier, të cilët kanë mbrojtur titullin nga nëntë herë, dhe barazoi rekordin me legjendën e boksit Muhammad Ali.

Rekordin për më së shumti mbrojtje të titullit e mban boksieri amerikan, Joe Luis me 25 herë.

Pas tij, radhiten amerikani Larry Holmes me 20 ndeshje dhe ukrainasi Wladimir Klitschko me 18 ndeshje.

Wilder ngelet i pamposhtur në karrierën e tij.

Nga 43 ndeshje, ai ka 42 fitore, prej të cilave 41 me knock-out dhe një barazim./  /os/ a.jor.

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqiptarët në Sicili përgatiten për festën e Pavarësisë
Artikulli tjetërBardhi: SPAK, mekanizmi i duhur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së të fortëve dhe zyrtarëve të korruptuar