TIRANË, 13 nëntor/ATSH-Arbi Fortuzi/ “El Classico” mes “Barcelonës” e “Real Madrid” pas shumë peripecish u vendos të luhet më datë 18 dhjetor, pasi u shty për shkak të protestave të zhvilluara gjatë tetorit në zonën e Katalonjës.
Ndeshja e parashikuar të luhej më 26 tetor, sipas kalendarit të paracaktuar në korrik të këtij viti, u shty për t’u zhvilluar më 18 dhjetor, teksa pati dhe debat për orarin e sfidës. Por Federata Spanjolle e Futbollit ka vendosur zyrtarisht edhe orarin, ku fillimisht u spekulua se do luhej në orën 13:00, por në fund u vendos ora 20:00, si ora e nisjes së supersfidës.
Kjo është konfirmuar nga La Liga përmes rrjeteve sociale./r.e/






















