TIRANE, 9 nëntor /ATSH/ -Moti sot parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshjet e shiut do të nisin në orët e paradites të herëpashershme me intensitet të ulët. Gradualisht reshjet do të shtojnë intensitetin deri në mesatar. Në orët e pasdites e të mbrëmjes, parashikohet reshje shiu me rrebeshe me shkarkesa elektrike përgjatë vijës bregdetare.
Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim, 1-7m/sek, hera herës me rrahje në bregdet deri në 10-15m/sek , duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/20 | shi diell |
| Kukës | 8/18 | shi diell |
| Lezhë | 13/21 | shi diell |
| Dibër | 7/16 | shi diell |
| Durrës | 13/23 | shi diell |
| Tiranë | 12/23 | shi diell |
| Elbasan | 11/21 | shi diell |
| Berat | 10/21 | shi diell |
| Vlorë | 13/23 | shi diell |
| Korçë | 8/16 | shi diell |
| Gjirokastër | 11/20 | shi diell |
| Sarandë | 14/23 | shi diell |
/e.malaj/ /a.g/












