Ballina Flash

Kosovë/Parashikimi i motit, 8 nëntor

PRISHTINE, 8 nëntor /ATSH/ -Dita e sotme do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale të shkurta me diell.

Në orët e para të ditës në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut por me intensitet të dobët kryesisht në lindje dhe disa pjesë të kufizuara. Fushat barike paralel me ato termike do të shënojnë rritje të lehta, duke bërë që pjesa e dytë e ditës të mbajë e qetë dhe relativisht e ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10°C, ndërsa maksimalet e ditës parashikohen të lëvizin ndërmjet 16-17°C.  Era do të fryjë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi. Këto reshje të parashikuara për këto ditë nëntori kanë ndikuar sado pak në rritjen e niveleve të ujit në liqenet akumuluese dhe në fushën e bujqësisë. Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme po thuaj për të gjitha kategoritë e njerëzve, meqë në fushat barike kemi vlera rreth normales./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e premte 8 nëntor 2019
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/11/2019