Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 8 nëntor 2019

TIRANE, 8 nëntor /ATSH/ -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, më tepër prezente pas orëve të mesditës.

Prej orëve të pasdites, moti parashikohet kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Deri në orët e mesditës do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokale. Reshjet ndërpriten pas orëve të drekës në të gjithë territorin.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje, 1-8m/sek, hera herës me rrahje në bregdet deri në 10-15m/sek , duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 1-3 ballë me lartësi vale 0.8 -1.8 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/20 Shi diell
Kukës 12/19 Shi diell
Lezhë 13/20 Shi diell
Dibër 9/17 Shi diell
Durrës 13/22 Shi diell
Tiranë 14/22 Shi diell
Elbasan 13/22 Shi diell
Berat 13/22 Shi diell
Vlorë 14/23 Shi diell
Korçë 9/19 Shi diell
Gjirokastër 11/23 Shi diell
Sarandë 13/23 Shi diell

 

/e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Netanyahu: Të rritet presioni ndaj Iranit
Artikulli tjetërKosovë/Parashikimi i motit, 8 nëntor