TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se dita sot parashikohet me kthjellime e vranësira në dendësim gradual.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme gjatë gjithë ditës në bregdet. Prej orëve të pasdites në të gjithë vendin parashikohen reshje të vazhdueshme me intensitet mesatar e të lartë. Përgjatë vijës bregdetare rrebeshe e shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug, hera-herës e vrullshme dhe me rrahje në bregdet e verilindje, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 5-6 ballë me lartësi vale 2,5 -3,5 metra.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/23 | shi rrebesh rrufe |
| Kukës | 14/19 | re shi diell |
| Lezhë | 17/23 | shi rrebesh rrufe |
| Dibër | 11/16 | re shi diell |
| Durrës | 16/24 | re shi diell rrebesh |
| Tiranë | 15/23 | re shi diell |
| Elbasan | 15/24 | re shi diell |
| Berat | 15/25 | re shi diell |
| Vlorë | 17/25 | re shi diell rrufe |
| Korçë | 11/17 | re shi diell |
| Gjirokastër | 13/22 | re shi diell |
| Sarandë | 17/25 | re shi diell |
/e.malaj/r.e/











