Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 5 nëntor 2019

TIRANE, 5 nëntor /ATSH/ -Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare me këto të fundit më tepër prezente në zonën e jugut dhe atë të veriperëndimit. Vranësirat në jug dhe veriperëndim do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim dhe shpejtësi 5-12m/sek. Alpet, bregdeti dhe verilindja e vendit, do të përfshihen nga stuhi ere me rrahje 20-30m/s. Për pasojë, parashikohet shtim i dallgëzimit në dete me forcën 6 dhe 7 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/22 re shi pak diell
Kukës 10/19 re diell
Lezhë 13/23 re shi diell
Dibër 9/20 re diell
Durrës 13/23 diell re
Tiranë 14/24 diell re
Elbasan 12/23 diell re
Berat 10/24 diell re
Vlorë 13/24 diell re
Korçë 7/19 re diell
Gjirokastër 10/20 diell shi
Sarandë 11/21 diell re

 

 

/e.malaj/

 

 

 

 

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFoto/ Gruaja shqiptare në luftën partizane, aktivitet i veçantë në Berat
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 05/11/2019