BERLIN, 29 tetor /ATSH-ANSA/ – Duhet të theksojmë se Marrëveshja e Dublinit ka dështuar, deklaroi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer në takimin ministror të G6 në Mynih.
Ministri kërkoi që kërkesave e migrantëve për azil dhe riatdhesimet të verifikohen që në kufijtë e jashtëm të BE-së.
”Pra, vetëm migrantët që kanë perspektivë të marrin mbrojtje në Europë duhet të rishpërndahen midis vendeve të Bashkimit Europian, të tjerët duhet të kthehen menjëherë nga Frontex”, deklaroi ai.
”Mekanizmi i Dublinit nuk duhet të merret më si pika fillestare e një mekanizmi europian për azilin”, theksoi Seehofer.
“Ne kemi nevojë për një filozofi të re”, tha Seehofer duke shtuar se ”një propozim i ri do të ishte i dëshirueshëm në pritje të prsidencës së radhës së BE-së nga ana e Gjermanisë, në qershor të 2020”./ /os/ a.jor.












