Ballina Aktualitet

Vasili: Rama fajtor për moshapjen e negociatave

TIRANË, 21 tetor/ATSH/ Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili me anë të një deklarate për mediet u shpreh se presidenti i Francës, Emanuel Makron e ka deklaruar qartë se Shqipëria nuk meriton hapje negociatash, ndërsa Maqedonia e Veriut po.

Vasili thotë se Makron deklaroi se nuk janë hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut, vetëm që Shqipëria mos të lihet jashtë, pasi kjo do të ishte fatale për rajonin.

“Ishte Franca e cila për hir të një Shqipërie, të një qeverie fajtore pafund që i humbi shansin historik Shqipërisë për negociatat, u dënua padrejtësisht Maqedonia dhe mijëra shqiptarë, vëllezërit tanë që jetojnë atje për të bërë një hap përpara drejt integrimit europian, sepse i pengonte Shqipëria”, – u shpreh ai.

Sipas Vasilit, Edi Rama është fajtor pse sot nuk janë hapur negociatat me shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. /a.sh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBashkëpunimi me OECD për taksimin ndërkombëtar
Artikulli tjetërArbitri shqiptar Jorgji do të gjykojë ndeshjen e grupeve të Europa League