TIRANË, 17 tetor /ATSH/ – Superiorja do të rikthehet me javën e 8-të pas pushimit nga pauza e kombëtareve. Momentalisht kryesojnë Bylisi, Vllaznia, Teuta dhe Skënderbeu me 12 pikë, ndërsa pas tyre janë Partizani e Tirana me 11, ndërsa Kukësi me 9.
Teuta ka një ndeshje të lehtë në letër ndaj Flamurtarit. Djemtë e Bledi Shkëmbit i kanë të gjitha mundësitë të vazhdojnë me fitore dhe të marrin të vetëm kryesimin, kjo pasi Bylisi duhet të udhëtojë drejt Gjirokastrës. Luftëtari pret kryesuesit e ardhur nga Kategoria e Parë. Vllaznia nga krahu tjetër ka një ndeshje mjaft delikate kundër Partizanit.
Tirana pret Laçin në “Selman Stërmasi”. Një tjetër sfidë e paparashikueshme është ajo ndërmjet Skënderbeut dhe Kukësit.








