Ballina Bota

PARIS – Zbulohet një pikturë e rrallë e piktorit Cimabue

PARIS, 23 shtator /ATSH-AFP/ Një pikturë e vlerësuar si vepër e piktorit të madh të vjetër italian, Cimabue-s, një artist punimet e të cilit janë shumë të rralla, u zbulua në një shtëpi në veri të Parisit.

Tema e kësaj pikture, në përmasa 25,8 x 20,3 centimetra, është “Krishti i tallur”.

E vlerësuar midis 4 dhe 6 milionë euro, kjo pikturë që tregon Krishtin e rrethuar nga një turmë njerëzish me fytyra idhnake e drithëruese, do të dalë në shitje në Senlis, më 27 tetor. Kjo do të jetë hera e parë, pas dekadash, që një pikturë e Cimabue-s del në ankand. /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPemë të dëmtuara nga stuhia, Veliaj apel qytetarëve për kujdes
Artikulli tjetërFotogaleri/ Shqipëria Solidare