Ballina Flash

Kapitulli 24 për integrimin në BE/ Miratohet plani i veprimit

TIRANË, 21 shtator/ATSH/ Në kuadër të Planit Kombëtar të Integrimit Evropian (PKIE) Qeveria Shqiptare miratoi një dokument shumë të rëndësishëm në kuadër të kapitullit 24, siç është Plani i Veprimit në Kuadër të Strategjisë Ndërsektoriale të Luftës Kundër Krimit të Organizuar, Trafiqeve të Paligjshme dhe Terrorizmit

Ministria e Brendshme sqaron se, “elementet kryesorë të dokumentit janë, forcimi i koordinimit ndërinstitucional në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit; Krijimi i një mjedisi të sigurt për shoqërinë përmes reduktimit të ofertës dhe aksesit ndaj drogave për përdorim të paligjshëm; Rritja e numrit të hetimeve pro aktive në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve, korrupsionit dhe terrorizmit; Parandalimi dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore, armëve e municioneve luftarake, të mjeteve motorike dhe veprave të artit e kulturës”.

“Forcimi i integritetit të zyrtarëve të agjencive të zbatimit të ligjit; Parandalimi dhe goditja e pastrimit të parave; Dobësimi i financave të rrjeteve të krimit të organizua dhe terrorizmit nëpërmjet identifikimit, gjetjes, sekuestrimit e konfiskimit; Zvogëlimi i kërcënimeve të terrorizmit nëpërmjet vlerësimit të rrezikut bashkëpunuar me strukturat e shtetërore;Forcimi i masave për luftën kundër krimit ndërkufitar dhe trafiqeve të paligjshme, rritjen e standardeve të sigurisë së kufijve në parametrat e vendeve të BE; Fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar; Modernizimi dhe fuqizimi i strukturave kundër krimit kompjuterik”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshje me Poliklinikën e Barit për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rralla
Artikulli tjetërBrenda shtatorit testohen mbi 1700 infermierë