Ballina Bota

SOFT NEWS – Ka edhe zebra me… pika?

NAJROBI, 22 shtator /ATSH-ANSA/ – Një këlysh zebre me një lëkurë pika-pika u zbulua dhe u fotografua në parkun kombëtar ”Maasai Mara National Reserve” në Kenia.

Kafsha, e quajtur Tira, ka njolla të bardha dhe shirita në mantelin e zi, të përmbysur në krahasim me atë të zakonshëm.

Postimi me të cilin u përhap lajmi tashmë është ndarë në rrjetet sociale me mijëra herë.

Tira është mbiemri i kryekujdestarit të parkut kombëtar që zbuloi zebrën e vogël.

E veçanta e Tira-s, sidoqoftë, është se shiritat duken si pika./  /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStadiumi në Durrës të hapet me të gjithë strukturën akomoduese
Artikulli tjetërNasto: Grupe në terren për verifikimin e pasojave nga tërmeti