TIRANË, 15 maj/ATSH/ – Llogaridhënia publike e qeverisë vijon takimet në të gjithë vendin për të informuar qytetarët rreth reformave si dhe për tu njohur nga afër me shqetësimet e tyre.
Kësaj herë procesi i llogaridhënies ka vijuar në njësitë administrative të Bashkive Kukës,Gjirokastër, Memaliaj, Rrogozhinë, Fier, Urë Vajgurore, Mallakastër, Tiranë dhe Elbasan.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Rama, i cili postoi disa fotografi nga momentet e takimit të ministrave dhe deputetëve të mazhorancës me qytetarët në mbarë vendin.
“Fotoalbumi i fushatës së bashkëqeverisjes që ka vijuar në njësitë administrative të bashkive Kukës, Gjirokastër, Memaliaj, Rrogozhinë, Fier, Urë Vajgurore, Mallakastër, Tiranë e Elbasan, me takimet e Llogaridhënies Publike të qeverisë dhe kontakte me qytetarë e grupe interesi”. shkruan kryeministri Rama./e.caushi/
Ballina Aktualitet































































