Ballina Aktualitet

Foto/ Rindërtohet shkolla e Bajzës, kushte optimale për nxënësit

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Një tjetër shkollë në Bajzë të Malësisë së Madhe do të presë nxënësit këtë vit shkollor me kushte optimale.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga shkolla e rindërtuar “Prek Gjoni” në Bajzë, e cila është rindërtuar plotësisht.

“Gati me kushte optimale pas rindërtimit shkolla nëntëvjeçare “Prek Gjoni”, Bajzë, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë së Malësisë së Madhe. Arsimi që duam. Shqipëria që duam”, tha Rama.

Përveç rindërtimit të shkollës, Bajza ka përfituar edhe nga investimet e Qeverisë në infrastrukturë.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTrukoi ndeshjet, përjashtohet përgjithnjë tenisti brazilian Matos
Artikulli tjetërSoreca 1 vit në Shqipëri: Vend i mahnitshëm, kemi shumë punë përpara