PRISHTINË, 10 shtator /ATSH/ Moti në Kosovë pritet të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Sot vende-vende priten reshje lokale shiu.
Në aspektin termik, temperaturat do të shënojnë rritje deri ditën e enjte, e më pas gradualisht do të zbresin përreth vlerave mesatare.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 27°C.
Era do të fryjë mesatare nga verilindja 4-9 m/s. Indeksi UV: 6.
/KosovaPress/























