Ballina Ekonomi

Ku të aplikoni për të studiuar me bursë në Austri

TIRANË, 15 maj /ATSH/- Shkolla bujqësore profesionale në Eisenstadt, të Austrisë, ofron bursa edukimi në vreshtari, prodhimin e verës, rritjen e frutave, përpunimin e frutave, rritjen e perimeve.

Në një postim në “Facebook”, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi njofton se kjo është një mundësi e mirë aplikimi për të gjithë studentët dhe profesionistët nga mosha 19 deri në 27 vjeç.

Periudha e trajnimit përfshin harkun kohor nga muaji korrik/gusht 2018 deri në muajin shtator 2019.

Peleshi shruan se, aplikimi është i vlefshëm deri në datën 18 maj 2018 në linkun: https://goo.gl/krCy7f. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKombëtarja miqësore me Kosovën në Zyrih
Artikulli tjetër20 mijë euro për vizë false drejt SHBA dhe Kanada, arrestohen 17 persona