TIRANE, 6 shtator/ATSH/- Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në vend do të vijojë ndikimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti në vend parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, të cilat zhvillimin maksimal do ta marrin në mesditë e pasdite. Më tej pakësim i tyre.
Duke nisur prej orëve të mesditës reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht Veriun e qendrën. Në formë të lokalizuar do të marrin karakter shtrëngatash.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje- Jugperëndim e lehtë e mesatare përgjatë vijës bregdetare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/32 | re diell |
| Kukës | 16/29 | re diell shi |
| Lezhë | 23/32 | re diell |
| Dibër | 15/26 | re diell shi |
| Durrës | 20/32 | re diell |
| Tiranë | 21/32 | re diell shi |
| Elbasan | 19/32 | re diell shi |
| Berat | 18/32 | re diell shi |
| Vlorë | 20/31 | re diell |
| Korcë | 16/26 | re diell shi |
| Gjirokastër | 16/33 | re diell shi |
| Sarandë | 20/31 | re diell |





















