TIRANE, 2 shtator /ATSH/ -Mot me vranësira mesatare dhe të dendura parashikohet në të gjithë territorin. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se prej mesdites deri pasdite do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në jug e qendër të vendit.
Reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe, breshër e rrufe në pjesën qëndrore dhe lindore. Mjegull e mjegullinë lokale
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim deri ne 8m/sek ndërsa përgjatë bregdetit mesatare deri ne 15m/sek, duke sjellë valëzim të forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/29 | re diell |
| Kukës | 17/28 | re diell |
| Lezhë | 19/31 | re diell shi |
| Dibër | 16/27 | re diell shi |
| Durrës | 20/29 | re diell shi |
| Tiranë | 20/31 | re diell shi |
| Elbasan | 22/31 | re diell shi |
| Berat | 17/31 | re diell shi |
| Vlorë | 20/29 | re diell shi |
| Korçë | 16/26 | re diell shi |
| Gjirokastër | 17/31 | re diell shi |
| Sarandë | 19/29 | re diell shi |
/e.malaj/





















