TIRANË, 29 gusht /ATSH/ Moti ditën e sotme parashikohet i kthjellët me shtim vranësirash mesatare kalimtare dhe lokalisht të dendura në relievet malore prej orëve të mesditës.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohen reshje afatshkurtra në formën e shtrëngatave në Alpe.
Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim – Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/35 | Diell re |
| Kukës | 18/32 | Diell re |
| Lezhë | 21/34 | Diell re |
| Dibër | 16/31 | Diell re |
| Durrës | 22/34 | Diell re |
| Tiranë | 23/36 | Diell re |
| Elbasan | 22/37 | Diell re |
| Berat | 18/36 | Diell re |
| Vlorë | 22/34 | Diell re |
| Korçë | 16/30 | Diell re |
| Gjirokastër | 17/36 | Diell re |
| Sarandë | 22/34 | Diell re |
/e.malaj/j.p/






















