TEHERAN, 26 gusht, /ATSH-AFP/ – Presidenti iranian Hassan Rouhani mbrojti sot mundësinë e bisedimeve për zgjidhjen e krizës në lidhje me programin bërthamor të Teheranit përballë kritikëve të fortë të regjimit, pas vizitës së papritur të Ministrit të Punëve të Jashtme, Mohamed Javad Zarif, në Francë.
“Mendoj se duhet të përdorim të gjitha mjetet për t’u shërbyer interesave kombëtare”, pohoi president Rouhani gjatë një fjalimi të ritransmetuar drejtpërsëdrejti nga televizioni shtetëror iranian.
“Nëse e di me siguri se do të shkoj në një takim, që do të çojë drejt mirëqenies vendin tim, si edhe do të zgjidhë problemet e njerëzve, unë nuk hezitoj,” shtoi ai.
“Në fund të fundit, është në interesin kombëtar,” tha ai, nën duartrokitjet e publikut, gjatë evenimentit të organizuar për të vënë në dukje arritjet e qeverisë në zonat rurale.
Qeveria iraniane po përballet me kritika, pas vizitës së papritur të Ministrit tw Jashtwm, i ftuar të dielën në Biarrit, nga presidenti francez Emanuel Makron, me rastin e G7-s.
/e.vokopola/













