Ballina SPORT

SPORT- “Real Madrid” mposht 6 me 0 “Celta Vigon”

TIRANË, 13 maj/ATSH/ – “Reali i Madridit” e ka mbyllur me fitore sezonin në ‘Santiago Bernabeu’, ku mposhti me rezultatin e thellë 6-0 “Celta Vigon”.

Gareth Bale u tregua i jashtëzakonshëm në sfidën e mbrëmjes së sotme, duke shënuar dy golat e parë të takimit, ndërsa Isco, Hakimi dhe Kroos kompletuan festivalin e golave për madrilenët.

Me këtë fitore “Reali” blindoi përfundimisht pozitat në vendin e 3-të të renditjes, ndërsa javën e fundit luan për statistikë në transfertën ndaj “Villarealit”./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINFORMATIKË – Asistenti zanor i Google tepër i ngjashëm me njeriun shkakton polemika
Artikulli tjetërPrezantohet në Torino botimi italisht i librit “Kurban”