Ballina Flash

Kosovë/ Shpërndahet Kuvendi

PRISHTINE, 22 gusht /ATSH/- Me 89 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës. Kjo ka ardhur pas dorëheqjes se kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili mori ftesë që të intervistohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ky vendim tashmë do i dërgohet, presidentit për dekretim.”91 deputetë kanë votuar, 89 për, 1 kundër, 2 abstenime. Kuvendi vendos për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i dërgohet presidentit të Kosovës për dekretim në pajtim me nenin 82, paragrafi 1, pika 2 të Kushtetutës së Kosovës. Urime gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Veseli.  /KosovaPress/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIPARD II/ Si aplikohet me tokën shtet të marrë me qira
Artikulli tjetërFOKUS – Dita e dytë e bisedimeve për zgjidhjen e krizës në Itali