Ballina Flash

Operacione antidrogë në Kukës e Vlorë

TIRANË, 28 korrik/ATSH/-Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin, S.K., 40 vjeç, banues në fshatin Petkaj, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas në fshatin Petkaj, në pronën e tij dhe në afërsi të banesës së tij, ka kultivuar bimë, të dyshuara kannabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Po ashtu në Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, shtetasit: R. Sh., 30 vjeç, banues në fshatin Tërbaç, Vlorë. A. M., 39 vjeç, banues në Vlorë. L. N., 30 vjeç, banues në fshatin Terbaç, Vlorë.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit e mësipërm kishin kultivuar bimë narkotike në një territor të fshatit Tërbaç, menjëherë pasi shërbimet e policisë kanë shkuar në Malin e Çikës (territor i fshatit Tërbaç) kanë konstatuar një sasi të vogël lëndë narkotike në stanin e shtetasit R. SH, si dhe nga kontrolli i territorit përreth u gjetën të mbjella disa bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Diskutime lidershipi dhe komunikim ndërkulturor mes 120 të rinjve nga Shqipëria e Kosova
Artikulli tjetërBasha: Të ndërtohet Teatër në Bulevardin e ri të Tiranës