Ballina Lajme nga Vendi

Fustanet e mbrëmjeve, një ëndërr e magjishme

TIRANË, 10 Maj/ATSH/- Ëndrra e një nate vere…. ose pranvere! Fustanet e mbrëmjeve në pasarelat e sezonit janë kaq romantike, të këndshme dhe elegante sa duken si magji e pastër, një magjepsje me sy hapur.

Tendencat e modës pranverë-verë 2018 kanë bërë një zhytje në romanticizëm  dhe rezultati është një feminilitet poetik.

Një magji e tylit, mëndafshit, dantellës, puplave dhe teminave që e çon elegancën deri tek yjet.

Moda e mbrëmjes e sezonit është një magji e rrobaqepësisë që krijon iluzione të ëmbla të një bukurie mahnitëse me fustanet elegantë të parë në pasarela.

E zeza, e bardha dhe ngjyrat pastel janë nuancat më të kërkuara të sezonit dhe shfaqen në mëndafshet dhe copat më të bukura dhe të kërkuara.

Fustanet e gjatë, për ballot e mëdha, por edhe ata të shkurtër për një mbrëmje shik. Motivet e luleve , qëndisjet e çmuara dhe apikacionet shkëlqyese me kristale, për të ndriçuar mbrëmjet tuaja me fustane ëndrrash të gatshme për t’u shndërruar në realitet. /k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni veror – Disiplinohet qarkullimi i mjeteve të rënda gjatë fundjavave
Artikulli tjetër​Haradinaj: Presim sa më shpejt të marrim lajmin e merituar për liberalizimin